Hoti s’komenton deklaratën e Trump për përqafimin me Vuçiqin në Washington

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 10:52
Hoti s’komenton deklaratën e Trump për përqafimin me Vuçiqin në Washington

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nuk  ka pranuar që të komentojë deklarimet e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, i cili gjatë një tubimi në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë janë përqafuar në Zyrën Ovale.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e presidentit”, ka thënë shkurtimisht Hoti në një konferencë për media.

Hoti bashkë me Vuçiqin më 4 shtator kanë qëndruar në Washington ku edhe kanë nënshkruar disa zotime që ndërlidhen me investime të ndryshme në autostrada, hekurudha e linja ajrore.

(Kosova Sot Online)