Vajza rrihet nga vëllai dhe njerka e saj në Prishtinë

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 11:01
Vajza rrihet nga vëllai dhe njerka e saj në Prishtinë

Një vajzë në Prishtinë është rrahur nga vëllai dhe njerka e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore. Vajza është dërguar për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:15. Ndërsa, me urdhër të prokurorit i dyshuari, vëllai I saj u u dërgua në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare raporton se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe njerka e saj e dyshuara femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore për te cilat lëndime i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)