Policia jep detaje për 23-vjeçarin i cili vdiq dje duke punuar në Ferizaj

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 11:15
Policia jep detaje për 23-vjeçarin i cili vdiq dje duke punuar në Ferizaj

Një i ri nga fshati Komogllavë i Ferizajt ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se viktima ishtë dërguar  në emergjencë pa vetëdije ku pastaj mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

“Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull  kosovar është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij, lidhur me rastin është njoftuar  prokurori kujdestar, kurse trupi i pa jetë dërgohet për obduksion ne IML-Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh në Polici.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se sipas mjekut dyshohet se i riu ka pasur sulm në zemër.

“Rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)