Gjilan: E dërgonte të miturën në motel, gjykata lë në paraburgim të dyshuarin e dytë

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 13:59
Gjilan: E dërgonte të miturën në motel, gjykata lë në paraburgim të dyshuarin e dytë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë Sh. H, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë.

Nga Gjykata kanë sqaruar se i dyshuari SH.H kishte detyruar të miturën që të kryej akt seksual në njërën nga dhomat e një moteli. E të njëjtin veprim me këtë të mitur e kishte bërë edhe shoku i tij Sh.J.

Sipas Gjykatës,  me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

(Kosova Sot Online)