Rritet numri i të shëruarve nga Covid 19

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 15:20
Rritet numri i të shëruarve nga Covid 19

Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit luftën ndaj Covid 19 kanë arritur që ta fitojnë edhe 72 persona. Në total numri i të shëruarve ka arritur në 13.492 raste.

E edhe gjatë ditës së sotme numri i të shëruarve është më i lartë se sa ai i të infektuarve. Kështu u bë me dije nga ana e zyrtarëve të IKSHPK’së.

Megjithëkëtë, në 24 orët e fundit në vend janë raportuar edhe 54 raste të reja me Covid 19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. 

(Kosova Sot Online)