Prokurorja ia lexon akuzat Nasim Haradinajt

  • E.K /
  • 29 September 2020 - 15:36
Prokurorja ia lexon akuzat Nasim Haradinajt

Nasim Haradinaj, nënkryetar i Organizatës së veteranëve është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Prokurorja ia ka lexuar akuzat Haradinajt duke i treguar edhe për çka dyshohet i njëjti.

“Është penalisht i përgjegjshëm për frikësim gjatë procedimit penal. Vuri në dispozicion informacion dhe dokumente konfidenciale  dhe përmendi me emra disa dëshmitarë të mundshëm”, ka bërë të ditur.

“Ekziston dyshim i bazuar se z. Haradinaj është përgjegjës për kryerjen e veprës së hakmarrjes. Konkretisht ekziston dyshimi i bazuar se mbajti tri konferenca për media, ku shpërndajti dhe vuri në dispozicion dokumente që kanë lidhje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i ekspozuar këtë individë ndaj kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e tyre”, tha e njejta.

(Kosova Sot Online)