BIK-u publikon vendimin rreth varrimeve dhe të pameve

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 16:12
BIK-u publikon vendimin rreth varrimeve dhe të pameve

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim qe të lejohet mbajtja e ceremonive fetare si: varrimet, ngushëllimet-të pamet dhe ceremoni të tjera përcjellëse.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se ky vendim është marrë pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave kundër virusit Covid-19.

“Pas analizës së masave të reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës vendosi që të pezulloj vendimet dhe rekomandimet e shkresës numër 427/20, datë 14.03.2020, kështu që tash e tutje Këshillave të Bashkësisë Islame në tërë territorin e Republikës së Kosovës u lejohet t’i mbajnë ceremonitë fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse”, thuhet në vendim.

Sipas këtij vendimi, të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19.


(Kosova Sot Online)