Lexoni edhe:
Gjendja e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonale
Kreu i LVV’së, Albin Kurti e ka kujtuar protestën “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” që ishte organizuar kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Kurti në Facebook ka thënë se dy vite më parë është organizuar protesta më e madhe që nga paslufta.
Gjendja e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në QKUK dhe në spitalet rajonaleLexoni edhe:
Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraniëenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm””, ka shkruar Kurti.
Në njërën nga fotografitë shihet edhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, dhe deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli.
(Kosova Sot Online)