Deri tani vetëm një mësimdhënës i infektuar me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 17:37
Deri tani vetëm një mësimdhënës i infektuar me COVID-19 në Malishevë

Task Forca komunale për arsim në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e rregullt, ku është shqyrtuar situata në arsim në këtë komunë, sa i përket situatës me pandeminë covid-19.

Në Komunën e Malishevës deri tani është konfirmuar vetëm një mësimdhënës i infektuar me koronavirus.

Kjo u bë e ditur nga një postim i komunës në Facebook, ku thuhet se janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se janë tetë raste aktive dhe të gjithë janë në fazën e fundit të shërimit. 

(Kosova Sot Online)