Raka thotë se hapja e shkollave dhe kafiterive mund të jetë kërcënuese për përhapjen e koronavirusit

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 18:32
Raka thotë se hapja e shkollave dhe kafiterive mund të jetë kërcënuese për përhapjen e koronavirusit

Mikrobiologu Lul Raka ka folur sot për fillimin e vitit të ri shkollor, hapjen e kafiterive, derisa ka deklaruar se gripi sezonal mund të jetë kërcënues për përhapje të koronavirusit.

Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën “Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?”. Në këtë tryezë u tha se fillimi i vitit të ri shkollor, hapja e kafeterive dhe gripi sezonal mund të jenë kërcënues për përhapje të koronavirusit.

Raka tutje ka thënë se ulja e rasteve me Covid-19, nuk guxon të përdoret nga qytetarët si lirim

Mes tjerash ai ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Ai ka thënë se duhet të furnizohemi me teste shtesë me oksigjen si dhe me staf shëndetësor.

Ai ka bërë me dije që nga fillimi i muajit të ardhshëm do të ketë staf të ri shëndetësor që do të kyçen në luftën me pandeminë.

“Është fakt që jemi në një periudhë më të qetë dhe që është lehtësim për punëtorët shëndetësor. E para është fillimi i shkollave qe vë qarkullimin e madh të njerëzve, dhe çdo qarkullim potencial e përhapjes së virusit, e dyta është koha dhe hapja e kafiterive është faktor tjetër kërcënues dhe i treti faktor është sezoni i gripit. Prandaj këta tre faktorë janë elemente që duhet ta ngrisin vetëdijesimin e popullatës. Numri është në rënie, po kjo nuk guxon që të na lehtësojë. Për të pas rezultat të mirë me pandeminë e cila ka me zgjat është sikronizimi i masave nga ana e popullit dhe mbiqkyrja e autoriteteve përkatëse”, tha Raka

Mes tjerash ai ka thënë se periudhën e inkubacionit gripi sezonal e ka 3-4 ditë ndërsa Coronavirusi 2 deri në 14 ditë.

Sipas tij vdekshmërinë shumë më të lartë e ka Coronavirusi se gripi sezonal.

“Gripi sezonal dhe virusi kanë ngjashmëri sepse prekin rrugët e frymëmarrjes. Problem do të jetë diagnoza sepse simptomatologjia do të ketë e njëjtë. Çdo vit ka pasur edhe viktima prej gripit, për virusin e gripit kemi një arme që është vaksina dhe që duhet me shfrytëzua”, u shpreh Raka.

Ai ka thënë se inspektorati duhet të fokusohet në qendra tregtare, në kafeteri e transport publik se sa po respektohet bartja e maskave.

“Ai draft ka qenë të Policia e Kosovës, mirëpo për me orientuar  dhe kanalizuar  fokusin e inspektimit,  duhet të fokusohemi në qendra tregtare, në kafetetri  dhe transport publik nëse nuk ka maska,  sepse fokusi nuk  duhet të jetë në natyrë apo te një çift”, ka thënë Raka.


(Kosova Sot Online)