Pa Referendum dhe pa pëlqimin e SOVRANIT ndryshuan Kushtetutën për ta gjykuar UÇK-në, ashtu si deshi Serbia !?

  • 30 September 2020 - 09:19
Pa Referendum dhe pa pëlqimin e SOVRANIT ndryshuan Kushtetutën për ta gjykuar UÇK-në, ashtu si deshi Serbia !?

Duke mbajtur parasysh mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore të Republikës së pavaur të Kosovës, Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë :

                                                               K O M U N I K A TË

Kohëve të fundit, krijimi i gjendjes kaotike në Kosovë me rastin e arrestimit të krerëve të OVL   të UÇK-së, Hysni Gucati (kryetar) dhe Nasim Haradinaj (nënkryetar) ka shqetësuar edhe shqiptarët e diasporës, jo vetëm  qytetarët shqiptarë brenda në Kosovë, ngase një ndërhyrje e tillë arbitrare e pjesëtarëve të EULEX-it, mund të passjell  reagime dhe protesta të qytetarëve, ngase skena  dhe bastisje të tilla të njerëzëve në zyrat e tyre, shqiptarët e Kosovës ende i kanë të “freskta” nga  forcat policore serbe, të cilat pa asnjë të drejtë  i “kidnaponin” dhe i nxirrnin me dhunë nga zyrat dhe nga shtëpitë e tyre, sepse nuk ishin të mbrojtur nga askush, ngaqë nuk kishin as qeveri, as parlament, as gjyq, as polici, as forca të sigurisë e as ushtri të vetën.

Ndërkaq, sot, pas 12 vitesh (2008-2020) Kosova ka qeveri, ka parlament, ka gjykata, ka polici, ka forca të sigurisë, ka ushtri, ka ligj, ka kushtetutë, ndaj, si është e mundur që të gjitha këto institucione dhe organe të shtetit të pavrur të Kosovës, të “tejkalohen” dhe të mospërfillen nga EULEX-I, pavarësisht nga roli dhe misioni i tij që ka në Kosovë, bashkëpunimi i tij me organet dhe me institucionet shtetërore të Kosovës, është i domosdoshëm. Kështu e thotë edhe Kushtetuta e Kosovës (15 qershor 2015).

Ata që formuan Gjykatën Speciale të Hagës (2015), tash po bëjnë çdo përpjekje për të krijuar anarki dhe destabizim të rendit, të sigurisë dhe të qetësisë në Kosovë, me qëllim që ta pezullojnë punën e Gjykatës Speciale, sepse kjo është e vetja formë, që ata t’i ikin përgjegjësisë penale ndërkombëtare.

Pa Referendum dhe pa pëlqimin e SOVRANIT  ndryshuan Kushtetutën për ta gjykuar UÇK-në, ashtu si deshi Serbia !?

-Çka tash, pas 5 vitesh të shkeljes së Kushtetutës, kush duhet të përgjigjet për këtë atkt tradhtie ndaj UÇK-së, ndaj shtetit dhe ndaj popullit të Kosovës, i cili, as në këtë rast nuk u konsultua nga “aminuesit” e formimit antiligjor dhe antikushtetues të Gjykatës Speciale të Hagës !/

Pra, kush duhet t’i përgjigjet Gjykatës Speciale të Hagës, askush tjetër veç atyre, që e kanë themeluar dhe e kanë votuar atë gjykatë jashtë ligjit dhe jashtë kushtetutës së Kosovës për ta dënuar luftën e drejtë dhe të shenjtë çlirimtare të UÇK-së. Kjo ishte dhe, njëherazi është kërkesë-padi e Serbisë për t’u amnistuar para Evropës për kryerjen e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë(1989-1999).

Sa targjiko-komike kjo farë logjike destruktive, tash, të njëjtit “aminues” të Gjykatës Speciale (që më 2015 mburreshin duke ia dhënë “vizën” një gjykate ndërkombëtare për ta dënuar luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së kundër pushtuesit gjenocidal serb) në formë “lypësarësh” dhe mjeranësh po “luftojnë” në format më të ndryshme politiko-propagandistike dhe subversive, me qëllim të destabilizimit të rendit dhe të sigurisë në Kosovë, vetëm për të shpëtuar “lëkurën” e tyre nga Gjykata Speciale Evropiane e Hagës!

Ky ishte gabimi dhe turpi më i madh i “timonierëve” të anijes shtetërore të Kosovës, sepse për t’ia bërë qejfin Serbisë kriminale dhe gjenocidale, pranuan që ta instrumentalizojnë dhe politizojnë edhe Kuvendin , edhe Gjyaktën Kushtetuese të Kosovës për ta formuar  Gjykatën Speciale Ndërkombëtare për “dënimin e krimeve” të UÇK-së.

Këtë farë tradhtie të tyre ndaj  UÇK-së, ndaj popullit dhe ndaj shtetit “sovran” të Kosovës, e pati përtrollisur vetëm Lëvizja Vetëvendosje,duke mos e votuar në Kuvendin e Kosovës themelimin e Gjykatës Speciale për dënimin e luftëtarëve të UÇK-së.  

Nuk ka asnjë dilemë se ky vendim i LV-së ishte i drejtë, i ligjshëm dhe kushtetues,  në përputhje të plotë me mbrojtjen e  interesave vitale të popullit dhe të shtetit të Kosovës, sepse siç pati deklaruar Visar Ymeri (kryetar i LV-së), “miratimi i Gjyakatës Speciale, ishte suspendim i Kushtetutës së Kosovës”.  Sipas Ymerit, ““Neni 162 i propozuar për ta amandamentuar Kushtetutën për sa i përket themelimit të Dhomave të specializuara, fillon kështu: “pavarësisht dispozitave të tjera të kësaj kushtetute… Pra, ky nen praktikisht e suspendon Kushtetutën në tërësinë e saj”. (31 mars 2015).

Kuvendi e as Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk janë organe të OKB-së ,as të Parlamentit Evropian e as të BE-së

Në këtë vështrim,  themelimi i Gjykatës Speciale Evropiane për ndëshkimin e pjesëtarëve të UÇK-së nga ana e Kuvendit dhe  e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është në kundërshtim flagrant me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, sepse gjykata ndërkombëtare mund të themelojë vetëm OKB-ja, ashtu siç themeloi Tribunalin e Hagës për dënimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-RSFJ-së (1993) dhe Tribnalin  Penal Ndërkombëtar të Ruandës (1994).

Prandaj, as presidenti, as kryeministri e as kryekuvendari nuk kanë pasur asnjë të drejtë ligjore e as kushtetuese, që ta ndryshojnë Kushtetutën e Kosovës për të fromuar Gjykatën Speciale Ndërkombëtare gjoja për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë (1997-1999).

Madje, as Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk ka pasur  kurrfarë të drejte, që ta ndryshojë Kushtetutën për ta “përligjur” kërkesën politike të Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit e as të Kuvendit për ta formuar Gjykatën Speciale Ndërkombëtare Evropiane, të iniciuar nga Serbia e Dick Martit dhe e Karla del Pontes, me qëllim të ndërshkimit të pjesëtarëve të UÇK-së, përkatësisht të zhvlerësimit të luftës së tyre të drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale  kundër okupatorit dhe agresorit serb, i cili Kosovën e pati shndërruar në varerza masive, duke vrarë, duke therur dhe ekzekutuar mbi “130000 “ shqiptarët , si dhe duke djegur dhe plaçkitur tërë Kosovën (1989-1999).

Prandaj, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë  bërë gabime fatale duke e shkelur Kushtetutën (15.06.2008), si dhe duke  e instrumentalizuar dhe politizuar Kuvendin e Kosovës, me kërkesën e tyre për të ndryshuar Kushtetutën për formimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për “dënimin e krimeve të luftës “ së UÇK-së në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës nuk është Asambleja e Përgjithshne e OKB-së, të formojë gjykata speciale ndërkombëtare !

Kuvendi i Kosovës e as Kushtetuesja e Kosovës nuk janë  instrumente juridike të së drejtës ndërkombëtare, që të formojnë gjykata speciale ndërkombëtare për  hetimin e krimeve të luftës në Kosovë (1989-1999).

Madje, Kuvendi e as Kushtetuesja e Kosovës nuk janë  kurrfarë organesh të OKB-së sipas Kartës së Kombeve të Bshkuara, që mund të propozojnë ose të miratojnë vendime, rezoluta ose marrëveshje për themelimin e ndonjë gjykate speciale ndërkombëtare, ashtu siç themeluan në mënyrë joligjore dhe jokushtetuese Gjykatën Speciale të propozuar nga Serbia, nga Karla Del Ponte dhe nga Dick Marty për t’i nxjerrë në bangën e zezë luftëtarët e  UÇK-së, të cilët Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë (1999-2020).

-E tmerrshme kjo, dhe tejet tragjike, amorale, antiligjore dhe antikishtetuese, sepse askush nuk e ka atë drjetë ekskluzive, që ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës për të formuar gjykata speciale, ashtu si i “çohet” Serbisë gjenocidale pushtuese për t’i dënuar luftëtarët e UÇK-së, që Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë. 

Ky ndryshim arbitrar i Kushtetutës së Kosovës(15 qershor 2008), me kërkesë të Serbisë dhe miqve të saj përkrahës evropianë, është i ngjashëm me ndryshimin e Kushtetutës së KSAK, kur Slobodan Milosheviqi me forcë dhe me agresion e zhveshi nga të gjitha atributet e autonomisë, që kishte Kosova sipas Kushtetutës së RSFJ-së (1974), duke  shndërruar në një njësi administratve territoriale të Republikës së Serbisë kolonialiste.

Sa më sipër, ashtu sikurse gjatë luftës (1997-1999), edhe tash,  dy dekada më pas, e çmojmë lart dhe, me fakte dhe me argumente në përputhje me të drejtën ndërkombëtare e mbrojmë me konsekuencë, me vendosmëri dhe me krenari luftën e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së, e cila është substanca kryesore historiko-juridike, politike,diplomatike, ushtarake dhe kombëtare  e formimit të shtetit të pavarur të Republikës së pavarur të Kosovës .

Së këndejmi, i apelojmë forcat liridashëse të UÇK-së, që  në këto çaste të rënda dhe të mjegullta, të ruajnë gjakftohtësinë, arsyen dhe të përmbahen nga çdo provokim, nga çdo manipulim dhe nga çdo mashtrim i të gjithë atyre forcave centripetale antikombëtare dhe antishtetërore, që kanë votuar në Kuvend (2015) dhe kanë ndryshuar Kushtetutën e Kosovës për formimin e  Gjykatës Speciale  të Hagës për ndëshkimin e UÇK-së, sepse ato janë fajtore, jo EULEKS-i.

Katedra e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare  e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, më 29 shtator 2020.

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Katedrës)

Prof.Dr. Skënder Kodra

(Kryetar i Akademisë)

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".