Gjilan, e theri me mjet të mprehtë dhe iku nga vendi i ngjarjes, kërkohet i dyshuari

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 10:31
Gjilan, e theri me mjet të mprehtë dhe iku nga vendi i ngjarjes, kërkohet i dyshuari

Një tentim vrasjeje ka ndodhur dje në Gjilan pas një konflikti verbal mes dy personave. I dyshuari ka therur me mjet të mprehtë viktimën, i cili pas plagëve të marra ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në rrugën “Muharrem Kurteshi” në Gjilan. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe kërkuar të dyshuarin. 

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar,  nga një person i dyshuar i panjohur ishte therur me ndonjë mjet të mprehtë, ai ka pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se rasti kishte ndodhë pas një konflikti verbal në mes të viktimës dhe të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin dhe kërkuar të dyshuarin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)