Bie numri i rasteve aktive dhe të të hospitalizuarve me COVID-19 në Gjilan

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 14:03
Bie numri i rasteve aktive dhe të të hospitalizuarve me COVID-19 në Gjilan

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, e cila është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Ismajli ka njoftuar për rënien e rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve. Ai tha se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

“Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësisht dhe 44 të vdekur”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)