Serbia i lutet Izraelit që të mos e injorojë Serbinë pasi e njohën Kosovën

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 14:35
Serbia i lutet Izraelit që të mos e injorojë Serbinë pasi e njohën Kosovën

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq po shpreson që Izraeli të vazhdojë të ketë dëgjim dhe respekt për interesat e Serbisë në të ardhmen, ndonëse u dëshpëruan që ky shtet e njohu pavarësinë e Kosovës.

Ai ia ka shprehur këtë në një takim ambasadorit të ri të Izraelit në Serbi, Jahel Villan

Gjuriq bisedoi me ambasadorin izraelit edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai e informoi ambasadorin izraelit për rrjedhën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe situatën politike dhe të sigurisë në provincën jugore serbe, njoftoi Zyra për Kosovën dhe Metohinë.

Gjuriq iu ankua Villanit se, siç tha, Kosova nuk po e zbaton zotimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

(Kosova Sot Online)