Të infektuarit me Covid-19 vijnë nga këto komuna

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 15:24
Të infektuarit me Covid-19 vijnë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot edhe 46 raste të reja me Covid-19.

Sipas njoftimit, më së shumti raste janë regjistruar në Komunën e Gjilanit dhe atë të Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti”, njofton IKSHPK-ja.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë i infektuar me Covid-19, ndërkohë që janë shëruar 62 persona.

 

62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK...

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mercredi 30 septembre 2020

(Kosova Sot Online)