Debati për drekat e Hotit, LVV ankohet se nuk i tregoi faturat e harxhimeve në Uashington

  • E.K /
  • 30 September 2020 - 15:37
Debati për drekat e Hotit, LVV ankohet se nuk i tregoi faturat e harxhimeve në Uashington

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka 22 ditë prej kur kanë kërkuar nga Qeveria që t’ua dërgojë faturat e shpenzimeve të udhëtimit në Uashington, megjithatë, shtojnë se nuk kanë marrë përgjigje.

Rrustemi në Facebook ka thënë se Qeveria duhet të publikojë dokumentet për shpenzimet e vizitës në SHBA.

“Driton Selmanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Uashington më 4 shtator. Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Uashington dhe ende s’kanë marrë përgjigje. Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda”, ka shkruar ai.

 

Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në...

Publiée par Adnan Rrustemi sur Mercredi 30 septembre 2020

(Kosova Sot Online)