Faton Klinaku njofton se ka marrë thirrje nga Haga

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 16:53
Faton Klinaku njofton se ka marrë thirrje nga Haga

Sekretari i OVL e UÇK’së, Faton Klinaku ka treguar se sot është telefonuar nga Prokuroria e Hagës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Klinaku ka thënë se nuk e njeh këtë gjykatë, meqenëse nuk ka më mandat.

Klinaku ka thënë se ata edhe i kanë kërkuar që të nënshkruaj diçka.

 “Më thirrën në telefon Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku.

(Kosova Sot Online)