Klinaku thotë se nuk i përgjigjet Gjykatës

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 17:11
Klinaku thotë se nuk i përgjigjet Gjykatës

Sekretari i OVL-UCK’së, Faton Klinaku ka thënë se nuk do t’i përgjigjet Speciales, derisa, shton se krerët e veteranëve janë arrestuar kundërligjshëm.

Ai thotë se nuk e di nëse do ta arrestojnë, mirëpo, shton se nuk i përgjigjet Speciales të cilës e ka quajtur pa mandat.

“Ne nuk e dimë çka mund të më ndodhë, nuk i përgjigjem kësaj gjykate sepse nuk ka mandat. Mund të më arrestojnë le të munden, unë nuk ju përgjigjem vullnetarisht”, ka thënë ai.

Klinaku ka përsëritur se është thirrur nga Specialja mirëpo, tha se nuk flet me ta në asnjë gjuhë tjetër pos shqipes.

“Më kanë thirrë nga Specialja, unë ju kam thënë që vi por nuk flas, dua të flas vetëm gjuhën e nënës. Nuk e mora vesh se unë nuk flas përvec gjuhës shqipe. Për momentin jam me shoqëri duke pirë kafe”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)