Konjufca: Kurti e Vuçiqi qëndruan me orë bashkë

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 10:00
Konjufca: Kurti e Vuçiqi qëndruan me orë bashkë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklarimin e Vjosa Osmanit në një tubim në Prishtinë, ku thoshte se Albin Kurti, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryenegociatorin Miroslav Lajçak, për orë të tëra kanë qëndruar të mbyllur në një dhomë dhe, sipas saj, ajo nuk e di se çfarë kanë diskutuar aty.

Ai është shprehur se dhoma e negociatave në Bruksel është pjesë normale e procesit diplomatik dhe se aty zhvillohen takime të gjata me praninë e ndërkombëtarëve.

Osmani këtë çështje e ka hapur pas kritikave të shumta të mbështetësve të Lëvizja Vetëvendosje për një takim në të cilin, përveç Osmanit, pjesëmarrës ishte edhe Marko Gjuriq.

(Kosova Sot Online)