Autoriteti i Aviacionit Civil në mënyrë të fshehtë e teston sigurinë në aeroportin “Adem Jashari”

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 17:35
Autoriteti i Aviacionit Civil në mënyrë të fshehtë e teston sigurinë në aeroportin “Adem Jashari”

Autoriteti i Aviacionit Civil e ka realizuar sot një test të fshhtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Prishtinë. Ky test u bë për ta testuar sistemin e sigurisë në këtë aeroport.

“Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastet e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Me këtë test, ky autoritet e vlerëson performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil.

“Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil”, thuhet në njoftim.

Autoriteti i Aviacionit Civil i ka falenderuar për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të cilin e kanë cilësuar të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil.

(Kosova Sot Online)