Hoti mbledh ministrat, diskutojnë për 100 ditëshin

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 17:36
Hoti mbledh ministrat, diskutojnë për 100 ditëshin

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur sot se ka mbledhur ekzekutivin në një takim ku është diskutuar për 100 ditëshin e parë të punës.

Hoti në Facebook ka shkruar se me theks të veçantë kanë diskutuar për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

“Në takim pune me kabinetin qeveritar për realizimin e programit të Qeverisë në 100 ditshin e parë dhe aktivitetet e parapara, me theks të veçantë në Pakon për Rimëkëmbje, planin legjislativ dhe planin investiv 2021-25”, ka thënë ai.

Kreu i Qeverisë shton se Kosova po përballet me sfida e ky mobilizim i kabinetit është sfidë për të hartuar një rrugë drejt një Kosove që i kthehet normalitetit.

“Ne po përballemi me sfida të rëndësishme dhe ky mobilizim i Kabinetit është një mundësi për të hartuar një rrugë të qartë drejt një Kosove që i kthehet normalitetit, më të zhvilluar dhe me prosperitet për të gjithë pa dallim”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)