Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Serbia iu shet armë

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 17:38
Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Serbia iu shet armë

Diplomatja armene, Sosi Tatkian, ka thënë se Serbia ka shitur sasi të madhe armësh për Armeninë dhe Azerbajxhanin, shtete të cilat tashmë janë në një konflikt të armatosur, shkruan N1.

Tatkian ka thënë se në këtë mes është e përfshirë edhe Rusia e cila iu ka shitur armë të dy shteteve me arsyetimin se po bën tregti.

“Serbia ka eksportuar shumë armë në Azerbajxhan sesa në Armeni dhe kjo mund të shihet nga sasia e armëve që kanë mbërritur në Azerbajxhan, e cila ka shumë armë të përparuara. Unë i kam kontrolluar këto të dhëna të cilat i kam marrë nga disa burime. E njëjta vlen edhe për Rusinë. Ekziston një mit se Rusia armatos Armeninë, por në fakt ndihmon të dy palët dhe e justifikon atë me një interes tregtar”, ka thënë diplomatja armene.

 Ajo ka thënë se edhe Izraeli është i përfshirë në shitjen e armëve.

(Kosova Sot Online)