Kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës për vrasjen e Qasem Soleimanit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Ikballe Hudutit

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 17:42
Kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës për vrasjen e Qasem Soleimanit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Ikballe Hudutit

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Ikballe Berisha – Hudutit, e cila kishte dalë kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit dhe kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj Amerikës.

Sipas Prokurorisë,  e pandehura I.H., më 04.01.2020, përmes rrjetit social “Facebook” në llogarinë në emër të saj, me paramendim dhe me dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane të Qassem Solejmani, gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

“Populli irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”,kishte shkruar ajo në Facebook.

“Me këto veprime e pandehura I.H. ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)