Ekonomistët më të mirë në Qeveri? PDK’ja thotë se e mposhtë në këtë sferë LDK’në

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 18:31
Ekonomistët më të mirë në Qeveri? PDK’ja thotë se e mposhtë në këtë sferë LDK’në

Bedri Hamza i PDK’së e ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe punën e bërë në sferën e ekonomisë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, thotë se ka respekt për kolegët e tij ekonomista, kur flet për kryeministrin Avdullah Hoti, mirëpo, shton se gjatë kohës sa ishin ata në Qeveri kishte pasur më shumë rritje ekonomike.

“Unë kam respekt për të gjithë kolegët e mi, nëse ju referohemi shifrave dhe fakteve në kohën e PDK’së ka pasur më së shumti rritje ekonomike.

Pagat i ka rrit PDK’ja, pensionet, autostradat, shkollat i ka ndërtu PDK’ja.

Zhvillimet më të mëdha, edhe pse si përjashtoj edhe defektet janë në kohën e PDK’së. PDK’ja ka një numër të madh të kuadrave të profileve të ndryshme”, ka thënë Hamza.


(Kosova Sot Online)