Ky është 30 vjeçari që vdiq sot pas incidentit me traktor

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 21:07
Ky është 30 vjeçari që vdiq sot pas incidentit me traktor

Pas një aksidenti të rëndë me traktor sot në Klinë ka ndërruar jetë, Vllaznim Mustafa.

Lajmin për të e kanë bërë të ditur të afërmit e tij në rrjetin social në “Facebook”

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 14:40 policia është informuar se në fshatin Krushevë e Madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një incident. Si pasojë e këtij incidenti një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Për detaje të tjera do të ju informojmë”, zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova

(Kosova Sot Online)