Në Has të Prizrenit vetura godet tre persona

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 21:10
Në Has të Prizrenit vetura godet tre persona

Në fshatin Ramajë të Prizrenit një makinë ka goditur tre persona. Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës.

Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore edhe pse nga video shihen se janë goditur bajagi shumë.

 

Aksidenti ka ndodhur derisa makina tentoi t’i ikte aksidentit me makinën tjetër përballë që vinte nga krahu i kundërt.

Gjithashtu, kujtojmë se dje gjatë ditës moti në Kosovë ka mbretëruar me shi, e si rezultat janë shkaktuar shumë aksidente.

(Kosova Sot Online)