A e mban Albin Kurti në distancë Konjufcën ashtu siç tha Thaçi

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 21:56
A e mban Albin Kurti në distancë Konjufcën ashtu siç tha Thaçi

Presidenti i Kosovë, Hashim Thaci, kishte thënë se i kishte kërkuar ish-kryeministrit Albin Kurti një njëri të besuar për të bashkëpunuar. Ai kishte thënë se i kishte propozuar Glauk Konjufcën, ndërsa sipas fjalëve të Thacit, Kurti i kishte thënë se atë e mbante në distancë pasi nuk i besonte.

Glauk Konjufca ka folur në lidhje me këto fjalë të Thacit dhe ka treguar çfarë janë raportet e tij me Kurtin.

“Raportet e mia janë të shkëlqyeshme. Është maksimumi i marrëdhënieve më të mira që i kemi. Hashim Thaçit i pengon kjo, sepse konsideron që Vetëvendosjen e dëmton përmes përçarjes. Ky është projekt i hershëm, e që 15 vjet ekzistojmë ne, e kurrë s’kanë arritur”, tha Konjufca,

(Kosova Sot Online)