Hajnat terrorizojnë dy të moshuar pasi iu vjedhin paratë

  • A.P /
  • 14 May 2026 - 10:45
Hajnat terrorizojnë dy të moshuar pasi iu vjedhin paratë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rudë të Malishevës.

Dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi, derisa brenda në të ndodheshin dy të moshuar

Duke i kërcënuar viktimat me armë, hajnat u kanë grabitur rreth 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se dy të moshuar, derisa kanë qenë në shtëpi, aty kanë hyrë dy të dyshuar të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës u kanë grabitur rreth 600 € dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

“Nuk ka të lënduar, ndërsa rasti në procedurë hetimore” deklaron policia.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”

(Kosova Sot Online)