Milaim Zeka: Albin Kurti është abuzuesi i shekullit

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 22:16
Milaim Zeka: Albin Kurti është abuzuesi i shekullit

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se kryetari i VV’së po gënjen të gjithë kur po thotë se do i mbronte veteranët nga Gjykata Speciale.

“Albin Kurti është abuzuesi i shekullit”, tha ai.

“Nuk ka njëri që abuzon sikur ai me patriotizëm me shtetësi me varfëri dhe tani me speciale. Ai kishte thënë se i mbron nga Specialja veteranët. Po të ishte ashtu të gjithë liderët do i thonin eja ti dhe na mbrojë. Por nuk është kështu. Albin Kurti dëmin më të madh në historinë politike të Kosovës ja ka bërë ai dhe VV’ja”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)