Lexoni edhe:
Zeka: Kam informata se Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve të Speciales
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk e rrëzon qeverinë për shkak të interesave.
Konjufca ka thënë se zgjidhja me e mirë për ekonominë do të ishte largimi i kësaj qeverie.
Ai ka thënë se Vetëvendosje nuk e voton pakon e rimëkëmbjes ekonomike pasi qeveria po dëshiron t’ua ndryshojë destinacionin parave të OKB-së.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se po ashtu politika e tërheqjes së parave të Trusit është e gabuar.
Zeka: Kam informata se Drecun po hetohet për rrjedhje të dosjeve të SpecialesLexoni edhe:
“Më gjeni ndonjë vend në botë, madje edhe ato që i kanë punët më keq se Kosova, që e prek fondin e Trustit”, tha ai.
Konjufca ka folur edhe për mënyrat e rrëzimit të qeverisë.
“Qeveria rrëzohet në dy mënyra: Me demonstrata, ose në rastet normale demokratike me vota, përmes mocioneve”.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se PDK për shkak të interesave nuk dëshiron të rrëzojë këtë qeveri jo për shkak të mungesës së komunikimit me LVV-në.
(Kosova Sot Online)