Vala sqaron problemet që pati me internet

  • A.P /
  • 30 September 2020 - 23:19
Vala sqaron problemet që pati me internet

VALA ka njoftuar konsumatorët se tanimë janë rregulluar problemet që kanë shkaktuar mungesë të internetit.

Sipas njoftimit tanimë është rikthyer shërbimi i internetit dhe sistemi ka filluar të normalizohet.

Njoftimi:

Të nderuar konsumator,

Telekomi i Kosovës por edhe operator tjerë në vend janë ballafaquar pasditën e sotme me probleme teknike që kanë shkaktuar mungesë të internetit.

Ky problem është përtej Telekomit të Kosovës dhe si i tillë është trajtuar më orë të tëra nga ekipet teknike.

Tashmë ekipet teknike kanë gjetur një zgjidhje për të rikthyer shërbimin e internetit dhe sistemi ka filluar të normalizohet.

Ndërkohë voice, apo thirrjet me zë janë zhvilluar pa asnjë telashe.

Telekomi i Kosovës ju kërkon mirëkuptim të gjithë konsumatorëve për këtë problem të shkaktuar jashtë telekomit e që ka efektuar gjithë konsumatorët e VALA-s.

(Kosova Sot Online)