Pejë: Stafi shëndetësor proteston, i kërkon shtesat prej 300 eurove

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 09:15
Pejë: Stafi shëndetësor proteston, i kërkon shtesat prej 300 eurove

Me dhjetëra punëtorë teknikë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehen të indinjuar për mosmarrjen e shtesave prej 300 eurove.

Në personelin mbështetës hyjnë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.

Për të njëjtat arsye personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK kanë protestuar edhe dje.

(Kosova Sot Online)