“Po vet Dritoni a muj me ta hongër gjysmën e sandwichit”, nis humori me kryeministrin Hoti

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 09:36
“Po vet Dritoni a muj me ta hongër gjysmën e sandwichit”, nis humori me kryeministrin Hoti

Driton Selmanaj, zëvendës kryeministri i Qeverisë së Kosovës, dy netë më parë zbuloi një detaj interesant për kryeministrin Avdullah Hoti.

Zëvendësi i tij deklaroi se Hoti për çdo ditë të punës së tij e merr bukën me vete nga shtëpia për në zyrë. E kjo deklaratë e Selmanaj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Disa e kanë lavdëruar këtë veprim e disa të tjerë kanë nisur talljet.

Një e tillë, është ku shihet kryeministri Hoti dhe koordinatori Skender Hyseni, në takimin e fundit të tyre në Uashington, ku shihet Hyseni teksa i flet në vesh Hotit, ndërsa mbishkrimi i tyre është “t’u ka ftofë sandwichi”.

(Kosova Sot Online)