“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 220 familje, në Malishevë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 11:45
“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 220 familje, në Malishevë

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin komunal për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, sot ka ndihmuar 220 familje me paketa ushqimore, përkatësisht miell dhe mish.

Sikur edhe gjatë gjithë situatës me pandemi, edhe këtë herë kjo shoqatë, ndihmat për familjet nevojë i ka shpërndarë përmes shtabit komunal, në mënyrë që këto ndihma të shkojnë në familjet që kanë nevojë dhe përmes institucionit të komunës.

Për këtë ndihmë dhe për të gjitha ndihmat e tjera, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në emër të shtabit komunal, e ka falënderuar shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Ndihma e sjell sot, është 5.000 kilogramë miell dhe 220 paketa me mish.

(Kosova Sot Online)