Vdes 12-vjeçarja pas infarktit që u shkaktua nga morrat, arrestohen prindërit

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 12:25
Vdes 12-vjeçarja pas infarktit që u shkaktua nga morrat, arrestohen prindërit

Një vajzë 12-vjeçare ka vdekur pas një infarkti në zemër që u shkaktua, sipas autoriteteve, nga morrat. Tashmë, prindërit e Kaitlyn Yozviak në Georgia të SHBA-së janë arrestuar me akuzën e vrasjes nga neglizhenca.

Sipas hetuesve, vdekja e vajzës erdhi nga infarkti i shkaktuar nga anemia, që me shumë mundësi është shkaktuar nga pickimi i shpeshtë i morrave.

38-vjeçari Joey Yozviak dhe 37-vjeçarja Mary Katherine ‘Katie’ Horton janë ndaluar, pasi autoritetet thonë se vajza ka përjetuar dhembje të mëdha nga neglizhenca.

Agjenti special Ryan Hilton tha për WMAZ-TV se nuk kishte parë ndonjëherë një rast aq të rëndë infektimi koke. Sipas tij, ajo kishte javë pa larë dhe jetonte në një dhomë të pistë dhe flinte në një krevat me krimba./A2CNN

(Kosova Sot Online)