Rikthehen pagesat në hyrje të QKUK’së, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 14:20
Rikthehen pagesat në hyrje të QKUK’së, kjo është arsyeja

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QKUK’ja ka bërë me dije se pagesat janë rikthyer, meqenëse pas lirimit të masave, një numër i madh i qytetarëve i kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut edhe pa pasur nevojë.  

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore. Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në muajin gusht të këtij viti, SHSKUK-ja kishte njoftuar se janë hequr përkohësisht tarifat për hyrje me vetura në QKUK, për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer ...

Publiée par QKUK- Shskuk info sur Jeudi 1 octobre 2020

(Kosova Sot Online)