Flet ministri serb i Arsimit të cilit dje iu ndalua hyrja në Kosovë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 15:28
Flet ministri serb i Arsimit të cilit dje iu ndalua hyrja në Kosovë

Ministri serb i Arsimit dhe Shkencës, Mladen Sharçeviq ka folur për ndalimin e hyrjes së tij në territorin e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ai e ka quajtur “gjest jocivilizues” vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Siç thotë Sharçeviq, njoftimi për vizitën u bë siç duhet dhe se ajo fillimisht ishte miratuar. Ai ka pyetur se si Kosova dëshiron njohje reciproke të diplomave nëse e ndalon vizitën e tij.

“Pala e Prishtinës që nënshkroi kohët e fundit marrëveshjen e Washingtonit është e pasinqertë, sepse një nga pikat e marrëveshjes është njohja reciproke e diplomave. Nëse nuk doni ta pranoni ministrin e linjës, me kë do të negocioni për njohjen e diplomave?”, ka thënë Sharçeviq.

Ai tha se nuk ka asnjë shpjegim të mençur për vendimin që atij t’i ndalohet hyrja në Kosovë. Ai paralajmëroi se për këtë do t’u ankohen edhe institucioneve të Bashkimit Evropian.

(Kosova Sot Online)