Aksioni në Karaçevë, Prokuroria mban konferencë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 15:37
Aksioni në Karaçevë, Prokuroria mban konferencë

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se sot në orën 17:00 do të mbajë konferencë për media, lidhur me aksionin e sotëm në Karaçevë të Kamenicës dhe rajone të tjera.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet e përfshira në këtë operacion.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në konferencën për media, të organizuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me operacionin e zhvilluar sot në disa rajone të Kosovës, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në Karaçevë të Kamenicës dhe rajone tjera. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet e përfshira në këtë operacion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)