Lexoni edhe:
Gucati në Tribunalin Special: S’kanë pasur nevojë të më arrestojnë, do të kisha ardhur vetë
Kreu i veteranëve, Hysni Gucati është pyetur në seancën e sotme para Speciales se a është lejuar të flasë me familjen e tij pas arrestimit nga EULEX’i.
Gucati ka thënë se me familjen e tij ka folur një orë e gjysmë pas arrestimit.
Ai tha se pas arrestimit e ka informuar djalin e tij për këtë çështje.
“Diku rreth një orë e gjysmë mas një ore e gjysmë e kam informuar djalin tim se jam arrestuar”, ka thënë Gucati.
(Kosova Sot Online)