Politikani serb: Specialja ta kontrollojë pesë herë dokumentacionin që ua dërgon Serbia

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 23:35
Politikani serb: Specialja ta kontrollojë pesë herë dokumentacionin që ua dërgon Serbia

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë,  Nikolla Sanduloviq, ka thënë se Gjykata Speciale duhet të filtrojë mirë dokumentet e pranuara nga Serbia kundër shqiptarëve.

“Mendoj se duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur të dorëzohet dokumentacioni nga Beogradi dhe të kontrollohet pesë herë. Do t’i lusja përfaqësuesit e gjykatës ndërkombëtare, organeve ndërkombëtare hetuese, që të verifikojnë mirë çdo dokument nga Serbia që do të jetë akuzues për palën tjetër, për palën kosovare”, tha Sanduloviq.

Sanduloviq thotë se derisa nuk është kursyer as vet ai si serb, ndaj shqiptarëve sipas tij do të thuhen shumë gjëra të ndyra.

“Konsideroj se sigurisht se do të ketë ndyrësi, meqë nëse nisemi nga fakti se ata janë ta gatshëm t’iu m ‘veshin bashkatdhetarëve të vet vepra penale që nuk i kanë kryer, siç ishte rasti me mua, atëherë çfarë mund të prisni ju shqiptarët”.

Politikani i Serbisë thotë se në këtë vend po mundohen të mbulohen krimet e tmerrshme që janë kryer në Kosovë nga Serbia.

“Duke ju akuzuar juve, ata në fakt do të duan të mbulojnë shumë krime të veta dhe gjëra të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë”, tha ndër të tjera Nikolla Sanduloviq.


(Kosova Sot Online)