Arrestohet prizrenasi: Dyshohet se kreu një vepër të rëndë

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 09:50
Arrestohet prizrenasi: Dyshohet se kreu një vepër të rëndë

Në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një të mitur.

“SULM SEKSUAL Prizren 30.09.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka abuzuar seksualisht viktimën, femër kosovare (e mitur), e cila është dërguar për tretman mjekësor, pastaj në strehimore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)