Infermierët sot protestojnë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 09:58
Infermierët sot protestojnë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”

Për sot janë paralajmëruar tetë ngjarje të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.

Protestë do të mbajnë edhe infermierët e QKUK-së.

“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese protestojnë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00) “.

Këto janë ngjarjet e tjera që pritet të mbahen sot:

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, do të marrin pjesë në përurimin e aneksit të ShFMU “Mit’hat Frashëri” në Krajk. (Shkolla Mit’hat Frashëri, ora 10:00 – nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ndan çmimin për vepër jetësore dhe çmimet vjetore për teatër. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shëndetësorë, organizatat dhe shoqatat tjera përfaqësuese protestojnë me moton “Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni”. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 11:00)

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Podujevë, mban konferencë për media. (Zyrat e VV-së në Podujevë, ora 11:30)

Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë. (Holli kryesor, Pallati i Kongreseve në Tiranë, ora 11:30)

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Podujevë, mban aktivitet simbolik në lidhje me “punësimet e paligjshme nga zyrtarët komunalë”. (Sheshi “Ali Ajeti”, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ora 12:45)

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. (Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, ora 13:00)

(Kosova Sot Online)