Obiliq: Tentuan të vjedhin thëngjill, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 10:18
Obiliq: Tentuan të vjedhin thëngjill, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Mirash në Obiliq, pasi që ata kanë tentuar të vjedhin thëngjill.

Policia bën të ditur se ata kanë sulmuar edhe rojet e sigurimit.

“Lidhur me rastin, njësia policore ka arrit të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit, ditë më parë, kanë tentuar të vjedhin thëngjill tek shiritat e thëngjillit, të njëjtit i kanë sulmuar edhe rojet e sigurimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)