Gecaj i reagon Osmanit për fotografinë tek shtatorja e Rugovës: Dikush kishte nderin edhe të bashkëpunonte me të

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 14:34
Gecaj i reagon Osmanit për fotografinë tek shtatorja e Rugovës: Dikush kishte nderin edhe të bashkëpunonte me të

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i cili është edhe shef në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi kryekuvendarja, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës ka publikuar një fotografi në afërsi të shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Gecaj në profilin e tij në ‘facebook’, ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Rugovën dhe ka thënë se disa e kanë pasur nderin edhe privilegjin për të bashkëpunuar me Rugovën.

“Disa nga ne kishim nderin dhe privilegjin EDHE të bashkëpunojmë me Dr. Ibrahim Rugovën!”, ka shkruar Gecaj.

Vjosa Osmani pas qëndrimeve të fundit politike dhe afërsisë me Vetëvendosjen është shkarkuar nga dy pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Aktualisht raportet mes saj dhe LDK’së janë tejet të ftohura, sa që Osmani ka paralajmëruar edhe një iniciativë të re politike.

(Kosova