Joe Biden: Lutemi për shëndetin e Trump dhe familjes së tij

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 15:05
Joe Biden: Lutemi për shëndetin e Trump dhe familjes së tij

Kandidati demokrat për president të SHBA’së, Joe Biden ka reguar pasi Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania, dolën pozitivë me koronavirus.

Biden ka shkruar në Twitter duke i uruar Trumpit dhe Melanias shërim të shpejtë.

“Jill dhe unë i urojmë Presidentit Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump shërim të shpejtë. Ne do të vazhdojmë të lutemi për shëndetin dhe sigurinë e presidentit dhe familjes së tij”, ka shkruar Biden.

Para pak ditësh, Trump dhe Biden zhvilluan debatin zgjedhor, ku pati shumë përplasje e akuza ndërmjet tyre. 

(Kosova Sot Online)