Melania Trump flet pasi rezultoi pozitive me koronavirus

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 21:12
Melania Trump flet pasi rezultoi pozitive me koronavirus

Melania Trump thotë se ajo, sikurse “shumë amerikanë” ka rezultuar pozitive për Covid-19.

Zonja e parë foli rreth diagnostikimit të saj të premten, pak pas burri i saj, preisdenti Donald Trump, konfirmoi se ata dolën pozitiv në testimet për koronavirus.

50 vjeçarja tha se ajo dhe presidenti “po ndihen mirë”.

“Siç kanë bërë shumë amerikanë këtë vit, presidenti dhe unë jemi karantinuar në shtëpi pasi dolën pozitiv për Covid-19”, shkroi ajo.

“Ne po ndihemi mirë dhe unë i kam shtyrë të gjitha angazhimet e parapara. Ju lutem sigurohuni që të qëndroni të sigurt dhe ne të gjithë do e kalojmë këtë së bashku”.

Presidenti 74 vjeçar, njoftoi se ai dhe Melania dolën pozitivë, vetëm disa orë pasi u konfirmua se këshilltarja e tij Hope Hicks ka sëmundjen ngjitëse.


(Kosova Sot Online)