Ivanka Trump reagon pasi babai i saj doli pozitiv me Covid-19

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 22:11
Ivanka Trump reagon pasi babai i saj doli pozitiv me Covid-19

Ivanka Trump tha se ajo “po lutet për shërimin e shpejtë” të babait të saj dhe Melania pasi ata rezultuan pozitiv për Covid-19.

Ivanka dhe burri i saj, Jared Kushner dolën negativ.

Nëpërmjet Twitter ajo tha se babai i saj “do të vazhdoj të luftojë për njerëzit e këtij vendi të madh”.

Shtëpia e Bardhë po i teston këshilltarët dhe zyrtarët e tij pasi këshilltarja e lartë Hope Hicks doli pozitive për virusin.

Hicks ka udhëtuar me Trumpin në fillim të javës.

Gjatë debatit presidencial të kësaj jave, Donald Jr., Eric, Ivanka, Melania dhe Tiffany Trump nuk mbajtën maskë gjatë shumicës së debatit.

Trump u tall me Biden për mbajtjen e maskës duke thënë se “ai shihet gjithmonë me maskë”.


(Kosova Sot Online)