Çka është Regeneroni – terapia eksperimentale me të cilën po trajtohet Donald Trump

  • S.A /
  • 03 October 2020 - 09:30
Çka është Regeneroni – terapia eksperimentale me të cilën po trajtohet Donald Trump

Mjeku i presidentit Trump, Sean Conley, ka thënë se kreu i Shtëpisë së Bardhë është duke u trajtuar me një terapi eksperimentale të antitrupave, të quajtur Regeneron. Çfarë është Regeneroni?

Profesori Peter Horby, epidemiolog i Universitetit të Oksfordit dhe udhëheqës i Grupit Këshillues për Rreziqet nga Sëmundjet Respiratore, thotë se Regeneroni është një “koktej” me dy lloje antitrupash, shkruan BBC.

Antitrupat e prodhuar në mënyrë artificiale, të cilët e imitojnë mbrojtjen natyrore të organizimit kundër virusit, janë të caktuar të lidhen fort për një proteine në sipërfaqen e virusit, shtoi profesori Horby.

“Kjo ndihmon që t’ia parandalojë virusit ngjitjen në qeliza, hyrjen në to dhe shumimin. Gjithashtu, e ndihmon sistemin tonë imunitar që ta sulmojë dhe ta vrasë virusin”, tha ai.

Sipas profesorit britanik, Regeneroni është një ndër ilaçet më premtuese për trajtimin e sëmundjes Covid-19 për shkak se ka një efekt të fuqishëm në kulturat e qelizave laboratorike dhe në testet që janë bërë në kafshë.

Kjo substancë, thotë ai, është pjesë e testimeve në Britani të Madhe, ku më parë është vërtetuar se edhe deksametazoni është një trajtim efektiv.

Regeneroni tashmë është i gatshëm për pacientët në tri spitale në veri të Anglisë si pjesë e testimeve dhe do të shpërndahet edhe në 30 ose 40 spitale të tjera, tha profesori Horby.

(Kosova Sot Online )