Donald Trump shtrohet në spital, shkruan mesazhin e parë për gjendjen shëndetësore

  • G.G /
  • 03 October 2020 - 09:55
Donald Trump shtrohet në spital, shkruan mesazhin e parë për gjendjen shëndetësore

Ditën e djeshme u bë e ditur se Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, ishin infektuar me Covid-19. Duket se gjatë natës ka qenë e nevojshme që Presidenti të shtrohet në spital për të marrë ndihmën e duhur.

Pak orë pasi gjendja është stabilizuar, presidenti shkruan në Twitter: “Mendoj se po përmirësohem. Faleminderit të gjithëve. Dashuri për ju”. E para që u diagnostikua ishte këshilltarja e Trump, Hope Hicks. Prej saj u infektuan edhe Trump me bashkëshorten e tij.

(Kosova Sot Online)