“Nëse do të kishte gjykatë serioze, Daçiq sot do të ishte në burg”

  • E.K /
  • 03 October 2020 - 11:05
“Nëse do të kishte gjykatë serioze, Daçiq sot do të ishte në burg”

Jetlir Zyberaj, ka reaguar ndaj një video ku politikani serb, Ivica Dacic, flet për serbët të cilët po tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve.

Zyberaj ka thënë se nëse do të kishte ndonjë gjykatë serioze që do të merrej me krimet e luftës, atëherë Ivica Dacic do të duhej të ishte në burg, dhe jo duke kërcënuar dëshmitarët.

“Ministri serb i Punëve të Jashtme dhe lideri i SPS-it të Millosheviçit, Ivica Daçiç, tregon realitetin që ndodhi në Serbi për shkak të mungesës së denazifikimit nga elementët e Millosheviçit.

Daçiç e di qartë se ku janë personat e zhdukur nga Kosova sepse SPS orkestroi transportimin dhe fshehjen e shqiptarëve të vrarë nga ushtria dhe policia serbe.

Sot, nëse do të kishte një gjykatë serioze që merret me krime lufte në Kosovë, Ivica Daçiç do të ishte në burg dhe nuk do të kërcënonte dëshmitarët”, ka shkruar Zyberaj.

Lidhur me videon e Dacic ka reaguar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia ende vazhdon të drejtohet nga mendje gjenocidale.

(Kosova Sot Online)